Bëri thirrje për rrahje policësh dhe vrasje patronazhistësh, Genc Gjokutaj: Ishin letrare…

Bëri thirrje për rrahje policësh dhe vrasje patronazhistësh, Genc Gjokutaj: Ishin letrare…

Thirrjet për thyerje të sporteleve dhe rrahjen e efektivëve të policisë që avokati Genc Gjokutaj bëri tre ditë më parë përmes një postimi në facebook sot i veshi ngjyra letrare.
Sot në konferencën për median krah vajzës së Sali Berishës, të cilin e mbron në dosjen për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, Gjokutaj  tha se thirrjet për vrasje nuk ishin për të vrarë njerëz por për të zhdukur fenomenin e Patronazhistit.
Megjithëse në fund e pranoi se kishe bërë gabim e tha se ishte gati të mbante përgjegjësi për deklaratën e tij, sulmoi dhe gazetarin i cili bëri pyetjen ‘e padëshiruar’
“Nuk flasim për shkrim e këndim këtu. Shikoni Po unë e kam bërë atë status. Kjo ka të bëjë natën kur u vendos amendimi i Kodit Zgjedhor.Në optikën time rrotacionin e shikoj vetëm në bazë të protestës popullore. Kam thënë në atë status thyeni cdo sportel. Unë nuk e di sesa e kanë studiuar letërsinë. Të thyesh sportel nuk sjell ndonjë zhvillim. Ka korealicion me zgjedhjet. Nuk është hartim temë e lirë. Ka lidhje me zgjedhjet e lira.  Këta do të vijojnë me patronazhistët apo do të kemi zgjedhjet e lira. Kush janë sportelet, janë fondet publike, paratë që u merren miletit. Taksat që duhet të vihen në shërbim të njerëzve, e jo të pushtetit të nesërm.
Rrihni cdo polic—ajo është mosbindja civile sepse nuk del njeri e rrihet me policin se është I gomuar. U them vrisni, nuk e di nëse ju keni arsim letërsinë? Filologjinë keni mbaruar?
‘Vrisni’ është në thojza. Unë i dal për zot kësaj pune. Vrasja nuk është për të bërë unë thirrje të vriten njerëz, vrasja është zhdukja e fenomenit të patronazhimit. Ky është thelbi i statusit. Mos u merakos se asnjë patronazhist nuk do të vritet, e as një polic nuk do të rrihet e asnjë sportel nuk do të thyhet. Bravo të qoftë për kurajon që ke ke rënë në dashuri me këtë pushtet e shqetësohesh për një thirrje që kam bërë unë qoftë dhe gabim të jetë ajo. E konsideroj qëndrimin jo qytetar”.
Policia ka njoftuar se ka nisur procedim penal për Gjokutajn për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“
gijotina.com/
Burimi