Beqaj në burg! Ku gaboi Rama me mikun e tij të vjetër

Beqaj në burg! Ku gaboi Rama me mikun e tij të vjetër

Ilir Beqaj u arrestua mëngjesin e kësaj të enjteje të 4 Korrikut, ditë që përkon jo vetëm me festën e pavarësisë së SHBA, por edhe me ditëlindjen e shefit dhe mikut të tij të hershëm, Edi Rama. E gjitha mund të jetë një rastësi, por si ambasada e SHBA, ashtu edhe Rama u përfshinë në një konflikti të heshtur për kokën e Ilir Beqajt. Në njërën anë amerikanët e konsideronin një zyrtar të korruptuar, me të cilën refuzonin të qëndronin në të njëjtën tryezë. Në anën tjetër Rama që e promovonte dhe i jepte zyrë pranë tij në kryeministri. Pamjet e Beqajt në pranga këtë paradite, kur ai shoqërohet nga dhjetra policë në oborrin e drejtorisë së policisë së Tiranës tregojnë se ambasada arriti të imponohet në SPAK, duke çuar në burg një njeri që Rama e kishte marrë në mbrojtje dhe me të cilin kishte ndarë një rrugëtim të gjatë të jetës së tij.
Vjedhjet e vogla që çuan në burg Ilir Beqajn
Deri në nëntor të vitit 2023, Ilir Beqaj ishte Drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si (SASPAC). Në nëntor të 2023 dha dorëheqjen.
U largua nga ky institucion pasi u njoftua nga SPAK se akuzohej për “shpërdorim detyre” për aferën e sterilizimit dhe pasi iu sekuestrua pasaporta.
Afera e sterilizimit është një nga dosjet e mëdha të korrupsionit, kontrata e së cilës shkon mbi 100 milion euro dhe ajo mban firmën e Ilir Beqajt.
Por prokurorët e SPAK e amnistuan Ilir Beqajn për dosjen e “sterilizimit”. Nuk kërkuan masë arresti me burg, por vetëm detyrim paraqitje. Edhe akuzën ndaj tij e zyrtarizuan me ndërhyrjen e shefit të SPAK Altin Dumanit dhe gjyqtarit Erjon Bani.
U duk se Beqaj do t’i shpëtonte burgut për sterilizimin, pasi në një mënyrë apo tjetër i vuri gjërat në vijë. Çdo të premte në orën 15:00 paraqitej në SPAK, ndërsa Rama e emëroi në nëntor 2021 në krye të agjencisë SASPAC, që merrej me koordinimin e fondeve të huaja në vendin tonë.
Kur panë se Beqaj po i shpëtonte sterilizimit, prokurorë të tjerë nisën hetimet për fondet që Beqaj menaxhonte tek agjencia (SASPAC).
Duhet thënë se detyrën në këtë agjenci Beqaj e mori në Netor 2021 dhe e la në Nëntor të 2023. Detyra i zgjati gati dy vjet. Vesi del me shpirtin. Megjithëse e dinte se ishte nën hetim nga SPAK, nisi zanatin e vjetër.
Personi kyç në këtë aferë tjetër për llogari të Ilir Beqajt është vartësi i tij Ermal Kurtulaj. Sic ka provuar SPAK, Kurtulaj është njohje e vjetër e Ilir Beqajt dhe njeri i besuar i tij, aq sa edhe makina me të cilën udhëton Beqaj figuron në emer të vartësit të tij.
Nga përgjimet që i janë bërë Ilir Beqajt dhe vartësve të tij rezulton se paratë e agjencisë, Ilir Beqaj i kalonte në xhepin e tij përmes faturave fiktive ose në restorantin “Gzona” ku disa vite më parë ishte aksioner bashkë me bashkëshorten e tij e ku çonte para për dreka e darka përmes agjencisë që drejtonte.
Kurtulaj rezulton një njohje e hershme e Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtor i afërt i tij. Kur u pyet nga gazetarët për aferën për të cilën u arrestua, Beqaj u përgjigj: “Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. E kam njohje të hershme. Që nga maj 2022 ka punuar jo në SASPAC, por në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC”.
Përgjimet tregonin se si Kurtulaj porosiste fatura fiktive përmes personave të tjerë, për paratë që i kalonte nga buxheti i agjencisë që drejtonte Beqaj. Nga këto përgjime, kuptohet se faturat fiktive porositeshin në shumë të mëdha që shkonin disa qindra mijëra euro.
Në një rast, kur Beqaj duhej të komunikonte për investimin që ishte bërë në restorantin “Gzona”, ai përdor celularin e shoferit Arben Dani. Sipas SPAK, në bisedën më poshtë, Ilir Beqaj kërkon të dijë nga Kurtulaj për paratë e investuara në restorant dhe i kërkon të pyesë administratorin e restorantit Gazmend Prenga, që tregon se ai kishte interesa të drejtpërdrejta dhe ishte një nga pronarët realë të biznesit.
068**** (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi llir Beqaj nga ky numer):А: 68****B: Ermali!A: Udhero, alo!B: C’ështe ky mor burr aneksi 8? (nje person tjeter futet ne bisede: “Nje sekond”)A: Me ngjon?B: Nje person tjeter futet ne bsiede: “Po, po”) ..Aneksi 8 nuk eshte ky qe kerkohet vella!A: Aty aty e kisha te regjistruar me aneksi 8 un kte.B: Po mir po po te them kerkohet i tabele me investime tani sikur se si ca kerkohet, futja kot dhe tiA: Une e pash ate dosjen qe kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.B: Ca kerkohet vila, ti e di ca kerkohet pse ia fut kot?A: Po mir okej.B: Tabelen e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejm ku eshte ku s’esht te oferta nuk ka rendesi degjo.A: Po pra po.B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.A: Nga ora 4 e mbrapa?B: Po, nqoftese mundet.A: Mir, po Gazin?B: Gazi, pra Gazi po t them.A: A per Gazin se se degjova fjalen prandaj mendova, mir ne rregull atehere.B: Tjetri po ashtu.A: Edhe ai tjeteri po ashtu.B: Po.A: Mire atehere okej ne rregull pra.B: Po sido qofte flasim dhe bashk ne darke.A: Ne 1?B: Po.
Në dosjen e SPAK, janë disa bisedat e përgjuara që provojnë se si Kurtulaj bënte para me faturat fiktive për të futur në xhepat e tij dhe të Ilir Beqajt paratë e agjencisë shtetërore.
Arrestimet me urdhër të SPAK
Nga operacioni i sotëm i SPAK u firmosën 7 urdhër-arreste Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla në burg. Gazmend Haxhia dhe Elton Marini arrest shtëpie dhe Bledar Leka dhe Bjona Zijaj detyrim paraqitje.
Për të arrestuarit janë ngritur disa akuza që nga korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.
Gabimi i Ramës me Beqajn
Kur kryeministri Edi Rama është pyetur për akuzat e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ai ka përsëritur klishetë e atyre që hanë fruta pas shpinës së tij. Meqënëse dardhat dhe mollët i kishin ngrënë të tjerët, Beqajt i la mandarinat.
“Sa herë do ua u shpjegoj këtë gjë “njerëzit më të besuar”, njerëzve iu jap besim për të bërë punën që iu takon për qëllimin e përbashkët. Nëse dikush shfrytëzon rrugën e përbashkët për qëllimin e përbashkët për të kapur mandarina, ndërkohë që ne shkojmë në luftë, do paguajë. Kaq e thjeshtë është kjo”  tha Rama.
Por me promovimin që i bëri Ilir Beqajt deri në atë kohë, Rama dëshmoi të kundërtën. Ai e mbajti gjithnjë afër dhe nuk u distancua nga miku i tij i hershëm edhe pasi kishin nisur hetimet për sterilizimin në vitin 2020.
Në vitin 2021, Beqaj ishte kandidat i PS në Shkodër. Më pas, Rama i besoi një post që shumëkush do t’ia kishte zili. Në nëntor të vitit 2021, Beqaj u emërua pjesë e grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke zëvendësuar numrin 2 të Ministrisë së Brendshme, Romina Kukon. Ai u vendos në krye të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës
Ky ishte edhe gabimi që bëri kryeministri.
Duke qenë se e kishte mik prej vitesh, duhet t’ia kishte njohur vesin e vjetër dhe ta mbante larg institucioneve shtetërore. Dihej se Beqaj ishte nën hetim nga SPAK dhe po ashtu i shënjestruar nga ambasada amerikane si zyrtar i korruptuar.
Për dy vjet që qëndroi në asgjenci, Ilir Beqaj bëri atë që dinte: krijoi konjukturat për të vjedhur me grupin e miqve të tij. Kaq u duhej disa prokurorëve të tjerë të SPAK, që nuk kishin qenë dakort me amnistimin e Beqajt tek sterilizimi. E vunë në përgjim dhe këtë mëngjes e çuan në burg për vesin e vjetër të kleptomanisë./Lapsi.al
Burimi