Beleri në KQZ: Duhet të betohem e pastaj të më shkarkojnë

Beleri në KQZ: Duhet të betohem e pastaj të më shkarkojnë

Fredi Beleri, i pranishëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për diskutimin e vlefshmërisë së mandatit të tij si kryebashkiak i Himarës, deklaroi se “duket qartë që nuk ka bazë ligjore për shqyrtim”.
“Dikush do të nxjerrë gështenjat nga zjarri me duart e KQZ-së. Institucioni që ju drejtoni ka ruajtur nderin e këtij shteti, të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë për mua dhe banorëve të Himarës që më votuan për të drejtuar”, tha Beleri.
“Siç erdha këtu, mund të kisha shkuar dy orë në Himarë për t’u betuar. Vullneti politik ishte sot, përveç dashamirësisë dhe kërkesës tuaj. Drejtoria e Burgjeve në varësi të kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë më dha lejen. Këtë fare thjesht mund ta merrja për të bërë edhe betimin. Ata që vendosën rrëmbimin e Bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen, duhet t’i lini të pinë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem e të më shkarkojnë. Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar, por duket qartë arroganca e tyre që t’i bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ t’i bashkohet kësaj kërkese? Kam frikë se gjysma e bashkisë do të shkojë në burg”, shtoi Beleri.
Burimi