Beleri kundër shtetit të ri bektashi, denoncon idenë e Ramës në Bruksel

Beleri kundër shtetit të ri bektashi, denoncon idenë e Ramës në Bruksel

Eurodeputeti Fredi Beleri ka denoncuar në Bruksel idenë e shtetit bektashi në Tiranë, duke ngritur disa pikëpyetje edhe rreth anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Mediat greke bëjnë me dije se Beleri i është drejtuar Komisionit Europian duke e pyetur nëse krijimi i këtij shteti “shkel marrëveshjet e rënë dakord për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe veprimet diplomatike që do të ndërmarrë Komisioni, për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në vendin fqinj”.
Teksti i plotë i pyetjes:
Planet e Shqipërisë për të krijuar një shtet sovran fetar mysliman në Tiranë u njoftuan të dielën (22/09) nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas asaj që dihet deri më tani, shteti autonom dhe i pavarur do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, ndërsa do të ketë dokumentet e veta diplomatike, kufijtë dhe një strukturë administrative më vete. Në shtetin e ri (brenda shtetit shqiptar) do të natyralizohen vetëm myslimanët shiitë, anëtarë të komunitetit fetar sufi.
Komisionit i kërkohet:
Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencialisht dhe nëse krijimi i tij shkel kushtet e dakordësuara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë? Nëse po, çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen?
A është krijimi i një shteti të tillë pa zgjedhje në përputhje me kriteret politike të Kopenhagës që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e pakicave?
Çfarë lëvizjesh diplomatike synon të bëjë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?
Burimi