Bektashinjtë kremtojnë ditën e Abaz Aliut në malin e Tomorrit, Baba Mondi: Mos e braktisni vendin

Bektashinjtë kremtojnë ditën e Abaz Aliut në malin e Tomorrit, Baba Mondi: Mos e braktisni vendin

Bektashnjtë iu drejtuan vendit te shenjte ashtu siç është bërë tashmë traditë prej vitesh. Ata ndezin qirinj dhe luten dhe pranë varrit të Abaz Aliut.
Të gjithë besimtarët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj shprehet se Abaz Aliu është flamurtari i Betejës së Qerbelasë i cila ka rënë për paqe.
Baba Mondi ka dhënë edhe mesazhin se nuk duhet të braktisim vendin.
Në fjalën e tij nga mali i Tomorrit, ku po zhvillohet pelegrinazhi i besimtarëve për ditën e Festës së Abaz Aliut, u shpreh se historia e lashtë e vendit tonë rrotullohet rreth Tomorrit mitik.
Ai ka pasur një mesazh për shqiptarët, duke u kërkuar t’i kthehen kombit, dijes dhe punës.
Ai shtoi se shqiptarët nuk duhet të largohen nga vendi, por duhet t’i përballojmë vështirësitë në vendin tonë.
“Lutemi që Zoti të na lehtësojë sakrificat në këtë jetë të përkohshme, Ne si shqiptarë t’i kthehemi kombit, mos të largohemi. Të përballojmë vështirësitë në vendin tonë. T’i kthehemi punës e diturisë”, u shpreh ai.
Malin e Tomorrit e vizitojnë jo vetëm banorët e zonës, por edhe mijëra besimtarë të tjerë nga gjithë Shqipëria.
Mali i Tomorrit, për bektashnjtë konsiderohet i shenjtë, pasi në këtë vend prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed.
Burimi