Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: S’kam tagër të mbaj qëndrim për mos hapjen e listave

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: S’kam tagër të mbaj qëndrim për mos hapjen e listave

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor të arritura mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
“Ndër të tjera, ky ligj vendos kornizën për votimin nga jashtë vendit, i cili përbën një zhvillim historik për zgjedhjet në Shqipëri”, citohet Begaj në një njoftim nga zyra e shtypit të Presidencës.
Lidhur me moshapjen e plotë të listave, Begaj thotë se “kjo është çështje vizionesh dhe kompromisesh politike e ligjore, për të cilat Presidenti i Republikës nuk ka tagër dhe nuk mund të mbajë qëndrim, përndryshe do të vepronte në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve”.
Burimi