
Begaj dekreton emërimin e dy ambasadorëve në Azerbajxhan dhe Kanada
👁1115
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të zotit Besart Kadia, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.
Gjithashtu, Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të znj. Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.
Burimi