
Bashkëshortja i drejtohet live aktorit me famë botërore: “Kur flas unë, ti hesht”/ Ja si reagoi ai..
Hilaria Baldwin tërhoqi vëmendjen gjatë një interviste ku po fliste për mundësinë e një sezoni të dytë të reality show-t “The Baldwins”.
Gjatë bisedës, Alec Baldwin ndërhyri me shaka duke e quajtur atë “The Hilaria Show”, por reagimi i saj i befasoi të gjithë. Ajo u kthye nga bashkëshorti dhe i tha prerë: kur flas unë ti hesht.
Momenti ndodhi gjatë një bisede publike, ku çifti po diskutonte mbi jetën e tyre familjare dhe sfidat me shtatë fëmijët që rrisin së bashku. Teksa Alec u përpoq të ndërhynte, Hilaria e ndaloi me këtë koment, i cili shpejt u bë viral në rrjetet sociale.
Ndjekësit e çiftit e kanë komentuar momentin me humor dhe habi, ndërsa disa e shohin si një shaka mes tyre, të tjerë e konsiderojnë një tregues të dinamikës së tyre si çift. Pavarësisht gjithçkaje, Alec dhe Hilaria vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të përfolura në Hollywood, duke tërhequr gjithmonë vëmendjen me jetën e tyre familjare dhe paraqitjet publike.
Burimi