![Basha: Kooperativa Rama-Berisha po bllokon vetting-un e parlamentarëve](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/basha-kooperativa-rama-berisha-po-bllokon-vetting-un-e-parlamentareve_66e2c437bcb47.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Basha: Kooperativa Rama-Berisha po bllokon vetting-un e parlamentarëve
Lulzim Basha, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, deklaroi para mediave në ambientet e jashtme të Kuvendit, se do të këmbëngulë që të futet në agjendën parlamentare ligji për vetting-un e parlamentarëve.
“Sesioni i ri nis me një bashkëpunim Rama -Berisha. Prej më shumë se një viti kemi depozituar në Kuvend ligjin për vetting-un e politikanëve. Në dorëzimin e projektligjit që mbahet në sirtar kemi propozuar edhe heqjen e imunitetit të deputetëve që deputetët e qytetarët të jenë të barabartë para ligjit”, tha Basha.
“Asnjë nga bashkëpronarët e kooperativës Rama-Berisha nuk këmbëngul që të futet në agjendën parlamentare, por ne do të insistojmë për të treguar me gisht autorët e bllokadës parlamentare për ligjin e vetting-ut të parlamentarëve, për kërkesën për heqjen e imunitetit të parlamentarëve dhe për ligjin tjetër që kemi dërguar për mbështetje ndaj SPAK-ut që parashikon buxhet më të madh për të”, shtoi.
Burimi