Bardhi reagon ndaj fjalës së Ramës në Kongresin e PS: Të vërtetën e quan helm, korrupsionin si reformë!
👁1188
Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në kongresin e PS-së, ka reaguar menjëherë dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.
“Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti: të vërtetën e quan helm, korrupsionin e quan reformë”, shkruan Berishi në një postim në rrjetet sociale.
Reagimi:
Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:
të vërtetën e quan helm;
korrupsionin e quan reformë;
hajdutin e quan të suksesshëm;
kriminelin e quan deputet;
vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;
vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.
Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm.
Burimi