Bardhi në Kuvend: Të hetohet sa më parë mbi skandalin me fondet e BE për bujqësinë

Bardhi në Kuvend: Të hetohet sa më parë mbi skandalin me fondet e BE për bujqësinë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar një mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet e bujqësisë, kërkesa që sipas drejtueses së Kuvendit, Ermonela Felaj është paraqitur të premten dhe nuk është diskutuar në Konferencën e kryetarëve.
Bardhi tha se duhet të zhbllokohen e fondet e IPARD për bujqësinë dhe se drejtësia duhet të hetojë këtë skandal.
“Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE. Këto hetime nuk mund të presim, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime”, tha ndër të tjera Bardhi.
Bardhi: Anashkaluat një kërkesë të grupit të PD për të zhvilluar mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet në bujqësi dhe nevojën që grupi jonë parlamentar ka çmuar sa i takon ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe për të bërë të mundur adresimin e masave të nevojshme që të zhbllokohen fondet e IPARD 3.
Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE.
Këto janë nga ato hetime që nuk mund të presin 4 apo 5 vjet siç ka ndodhur me aferat korruptive të kësaj qeverie, sepse BE kërkon rezultatet e këtyre hetimeve dhe vendi nga ana tjetër duhet të marrë masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së që fondin prej 112 milionë eurosh dhënë për sektorin e bujqësisë në vendin tonë ta bëjë efektiv për qytetarët. Kështu që ju lutem t’i referoni të gjitha çështjet që ju janë referuar. Nuk mund të mos referohet mocioni me debat i kërkuar nga grupi më i madh parlamentar i opozitësi.
Felaj: Kërkesa për zhvillimin e një mocion trajtohet brenda tre ditëve në konferencën e kryetarëve. Kërkesa është paraqitur të premten dhe kemi kohë për ta trajtuar.
Burimi