Barcelona rrezikon të humbas Olmon

Barcelona rrezikon të humbas Olmon

Kriza financiare e Barcelonës mund të sjell pasoja të rënda. Katalanasit rrezikojnë jo pak për të humbur Dani Olmon. Spanjollët kanë kohë të paktën deri më 1 Janar për të kryer regjistrimin e futbollistit, pasi momentalisht, Olmo ishte i Barcelonës vetëm për pjesën e parë të sezonit.
Emergjencë që ka vënë seriozisht në lëvizje drejtuesit e klubit. Barcelona po përpunon në mënyra të ndryshme për të sjellë më shumë financa para fundit të vitit, pasi nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë rrezikojnë të humbasin lojtarin e blerë për 55 milionë Euro nga Lajpzig në merkaton e verës.
Olmo ra dakord me klubin që fillimisht të regjistrohej vetëm për një sezon, ndërsa më pas, dëmtimi i Christensen e bindi për të firmosur vetëm për fazën e parë. Kushti ishte që 26-vjeçari të largohet pa kosto nga Barcelona nëse nuk ndodh regjistrimi. Pas mbylljes së marrëveshjes së re të sponsorizimit, Barcelona ka nxjerr në shitje biletat e sektorit VIP për 20 vitet e ardhshme.
Megjithatë, në Spanjë janë të bindur se edhe ky hap nuk do përmbush detyrimet që lejojnë regjistrimin e kampionit të Europës. Në 12 ndeshje të zhvilluara deri më tani në të gjithë kompeticionet, 26-vjeçari ka shënuar 6 herë, me një mesatare prej 1 goli në çdo 2 ndeshje.
Statistika që kanë ndihmuar Barcelonën për të qenë në krye të renditjes së La Ligës, teksa nuk ka arritur të gjej rrjetën në 3 sfidat e fundit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente