![Barazim në Dortmund, Lewandowski shënon për polakët me një tjetër penallti (VIDEO)](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/barazim-ne-dortmund-lewandowski-shenon-per-polaket-me-nje-tjeter-penallti-video_667b0b67184da.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Barazim në Dortmund, Lewandowski shënon për polakët me një tjetër penallti (VIDEO)
Franca dhe Polonia përballen me njëra-tjetrën në Dortmund, për të mbyllur kështu fazën e grupeve.
“Gjelat” kërkojnë me ngulm vendin e parë në grup, teksa në fushë për ekipin e Deschamps do të jetë dhe kapiteni Kylian Mbappe.
Nga ana tjetër, Lewandowski me shokë janë eliminuar nga Europiani, teksa nuk kanë shpresë as për vendin e tretë, por do të mundohen të japin më të mirën dhe të mos dalin pa pikë nga ky kompeticion.
FRANCË 1-1 POLONI
Mbappe (P) 56′ / Lewandowski (P) 79′
79′ GOOOL POLONIA 1-1/ Lewandowski barason nga pika e bardhë. (VIDEO)
56′ GOOOL FRANCA 1-0/ Kylian Mbappe shënon nga pika e bardhë e 11-metërshit. (VIDEO)
51′ Mbappe provon me një gjuajtje me të djathtën, por Skorupski bën sërish heroin për polakët.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
42′ Mbappe tenton me një gjuajtje me të djathtën, por ndalet nga Skorupski.
19′ Kante pason oër Dembelen brenda në zonë, por goditja e këtij të fundit ndalet nga Skorupski. (VIDEO)
Burimi