Balluku e prerë: Qëndrimi i mazhorancës për mandatin e Xhaçkës nuk ka ndryshuar

Balluku e prerë: Qëndrimi i mazhorancës për mandatin e Xhaçkës nuk ka ndryshuar

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se nuk ka ndryshim të qëndrimit të mazhorancës sa i përket çështjes “Xhaçka”.
Duke iu përgjigjur interesit të medies, në deklaratën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Balluku theksoi se me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është kërkuar nga Grupi Parlamentar i PD-së, thirrja e një seance të posaçme.
Kjo, vijoi Balluku, është në shkelje të rregullores parlamentare, ndaj kryetarja e Kuvendit thirri Komisionin e Legjislacionit, ku është marrë një vendim.
“Dje deputetja Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve ka bërë një deklaratë për mediet ku ka shpjeguar që në datën 12 shtator është lënë një seanë, ku do të njihen deputetët me zbardhjen e vendimit të Kushtetueses”, u shpreh B.
Sipas saj, nuk bëhet fjalë për ndryshim të asnjë qëndrimi të grupit socialist.
“Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që asnjë nga raportet nuk është prekur. Si raporti i mazhorancës dhe ai i opozitës qëndrojnë të njëjtë me raportet fillestare të dorëzuara”, nënvizoi ajo.
Zv/kryeministrja Balluku, njëkohësisht theksoi se është çështje procedurale mes Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit.
“Nuk bëhet fjalë për një emër të përveçëm dhe do të ishte mirë dhe bëj thirrje që emrat e përveçëm të mos përdoren në këtë lloj mënyre duke krijuar problematika të pavërteta”, u shpreh Balluku.
Sipas saj, bëhet fjalë për një procedurë e cila duke pasur kontestime nga palë opozitare në Parlament, është ndjekur një rrugë ligjore.
“Ne do të dalim me një produkt që nuk ka lidhje me emra të përveçëm por me procedurën”, tha Balluku.
Këshilli për Legjislacionin shqyrtoi dje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Pas diskutimeve, u vendos me konsensus që kjo çështje të shqyrtohet në seancën plenare të datës 12 shtator.
Opinioni i mazhorancës dhe ai i opozitës, do i kalojnë kryetares së Kuvendit.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente