Balliu: Erion Veliaj, njeriu që vjedh çdo ditë qytetarët ankohet për gomat e djegura
Koordinatori i rajonit të Tiranës për PD-në, Klevis Balliu ka reaguar ndaj deklaratave të Erion Veliajt në Rrogozhinë.
Balliu shkruan se, njeriu që djeg çdo ditë llogaritë bankare të qytetarëve, ankohet për gomat që digjen në protestën e opozitës.
Reagimi i Balliut:
Veliaj shkon në Rrogozhinë tek bashkëhajduti i tij!
Përsëritës dhe patetik i refrenit pse digjen gomat, njeriu që djeg çdo ditë çdo orë që kalon llogaritë bankare të qytetarëve.
Sot në krah kishte marrë një bashkë vjedhës, kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë që fitojë me mbështetjen e burgut.
Veliaj, deklaron se opozita nuk ka ide por ndërkohë kopjon idetë e opozitës, si autobusi falas.
Por, kur ai flet për ide apo vizion e ka fjalën për vjedhjen.
Ai e sheh opozitën si të paafte sepse ai vjedhjen e quan aftësi dhe domosdoshmëri.
Në fakt ai krenohet tavolinave të ortakëve duke thënë se këtu kapën kaq e atje kapëm aq.
Gjithsesi, gomat e djegura janë problemi jot i fundit.
Qytetaret kërkojnë llogaridhënie, qytetarët kërkojnë drejtësi.
Burimi