Bajram Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, pasdite seanca plenare

Bajram Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, pasdite seanca plenare

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri, të njoftuara të dielën nga kryeministri Edi Rama gjatë kongresit së PS-së
Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit pranë Presidencës njoftoi se këtë të martë, Begaj dekretoi: Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla; Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi; Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete; Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali; Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha; Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu; Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj; Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.
Pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të emrave të rinj të kabinetit qeveritar, pritet që seanca plenare të mblidhet pasditen e sotme për miratimin e propozimit të ministrave të rinj.
Burimi