Avokati mbrojtës: Salianji nuk ka patur dijeni për përgjimin, e ka pranuar dëshmitari

Avokati mbrojtës: Salianji nuk ka patur dijeni për përgjimin, e ka pranuar dëshmitari

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u dënua këtë të enjte me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë për dosjen e njohur nga publiku si “Babalja”.
Avokati i deputetit Salianji thotë se vendimi i gjykatës nuk provon përfshirjen e Salianjit në këtë inskenim.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, avokati tha se Fredi Alizoti dhe Albert Veliut (Babalja) që kanë akuzohen dhe u shpallën përfundimisht fajtorë për inskenim, nuk kanë pohuar që Salianji të ketë pasur dijeni.
“Alizoti dhe Babalja kanë vepruar të vetëm, këtë thotë dhe gjykata. Pretendimi që do merrte 200 mijë Euro nga Salianji është i rremë. Nga tabulatet del që nga 14 Janari deri 31 Janar asnjëri prej tyre s’ka ardhur në Tiranë.
Alizoti thotë, Albert Veliu shkoi në tualet e ndezi telefonin dhe më tha e shtypa.
Vetë Fredi Alizoti e ka thënë që nuk e ka ditur asnjeri. Në çdo pyetje ndryshonte. Ai është rekrutuar nga policia, ka telefonata me drejtorin e Policisë së Qarkut Fier. Pastaj pranon që ka marrë pako nga krahu tjetër. Kur është pyetur në gjykim çfarë nënkupton me pako, ai thotë unë nënkuptoj lekë. Unë nuk besoj se kjo është bisedë e inskenuar”, u shpreh avokati.
Dënimi ndaj Salianjit është i formës së prerë, çka do të thotë se deputeti do të futet në burg dhe humbet mandatin e deputetit automatikisht sipas Kushtetutës.
Burimi