“Aty ku drejtësia vonon, miqtë qëndrojnë”, avokati i Salianjit: Dosje unike pa asnjë provë
Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me dosjen që deputeti u dënua me 1 vit burgim, për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Ai thotë se këtë çështje e ka ndjekur që prej vitit 2018 e deri në ekzekutimin vullnetar të një vendimi penal që e dënoi pa ligj. Kjo, për shkak se sipas tij, që në kohën e Romës së lashtë nuk ka kallëzim të rremë pa patur një herë kallëzim.
Ledio Braho thotë se dosja është unike për nga numri i fashikujve, pasi nuk ka asnjë provë të vetme që mund të ngarkojë me përgjegjësi penale Ervin Salianjin, por megjithatë rezultati është një dënim pa fakt dhe provë.
Avokati paralajmëron ankimim të çështjes në shkallët e tjera të gjyqësorit, ku shkruan se diku në një gjykatë, qoftë edhe ndërkombëtare, do gjenden disa gjyqtarë që denoncimin publik të një deputeti të opozitës, do e konsiderojnë gur themeli të demokracisë dhe jo fakt penal.
Ledio Braho e konsideron si një mik Ervin Salianjin, teksa sipas tij, aty ku drejtësia vonon, miqtë qëndrojnë.
Reagimi i plotë:
Qe nga maji i vitit 2018 e deri sot e kam asistuar si mik dhe si avokat Ervin Salianjin qe nga pyetja e pare ne cilesine e personit qe kishte dijeni per vepren penale e deri ne proceduren e ndjekur per ekzekutimin vullnetar te nje vendimi penal qe e denoi pa ligj.
Qe ne kohen e Romes se lashte, i madh e i vogel e di qe nuk ka kallezim te rreme pa kallezim, te vetmit qe rastisen qe nuk donin ta dinin kane qene ata qe e kane hetuar, akuzuar dhe denuar Ervinin dhe Jetmirin ne dy shkalle te nje gjyqesori qe nuk ka guxim te jape drejtesi.
E gjithe dosja, e cila eshte unike per nga numri i fashikujve dhe veprimeve procedurale hetimore qe jane ndermarre ndonjehere per “kallezim te rreme”, nuk ka asnje prove te vetme qe mund te ngarkoje me pergjegjesi penale Ervinin, megjithate rezultati eshte nje vendim i formes se prere qe e denoi me burg pa fakt penal dhe pa asnje prove.
Megjithate, kjo nuk na dekurajon per te ndjekur betejen per drejtesi deri ne fund sepse patjeter qe diku ne nje gjykate, ne mos shqiptare, nderkombetare, do gjenden disa gjyqtare qe denoncimin publik te nje deputeti te opozites, do e konsiderojne gur themeli te demokracise dhe jo fakt penal.
Ti ke qene dhe mbetesh miku im, jo vetem ne betejat e ligjit, por ne çdo hap te kesaj rruge te veshtire. Aty ku drejtesia vonon, miqte qendrojne!
Burimi