Atletet me “Super Marion” bënë namin në rrjet, Asani: I kam për rast të veçantë

Atletet me “Super Marion” bënë namin në rrjet, Asani: I kam për rast të veçantë

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka folur për kanalin zyrtar të UEFA-s, para ndeshjes së ditës së hëne kundër Spanjës në kuadër të Euro 2024. Asani tha se Shqipëria nuk ka çfarë të humbet dhe duhet të luftojë vetëm për tri pikët kundër Spanjës.
“Ne kemi analizuar Spanjën dhe e kemi studiuar atë. Nuk kemi asgjë për të humbur, kështu që do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe të marrim tre pikë, edhe nëse kjo do të jetë një kërkesë e madhe. Nëse kemi pak fat, mund ta bëjmë. ”, tha Asani.
Asani gjithashtu ndau një detaj interesant mbi atletet e tij të veçanta, të frymëzuara nga ‘Super Mario’.
“Këto atlete i kam bërë gjashtë apo shtatë muaj më parë, por i kam mbajtur për një rast të veçantë. Nuk i kam përdorur kundër Italisë, ndaj më është dashur t’i përdor kundër Kroacisë. Doja të kisha një dizajn qesharak, kështu që zgjodha Super Marion, ndoshta atletet e mia janë më të famshme në EURO se unë tani!”-u shpreh sulmuesi i kombëtares.
Ndeshja kundër Spanjës do të jetë një sfidë e rëndësishme për Shqipërinë, por me përkushtimin dhe përgatitjen e duhur, ekipi shpreson të tregojë një performancë të fortë dhe të luftojë për një rezultat pozitiv.
Burimi