AstraZeneca e pranon publikisht: Vaksina jonë mund të shkaktojë mpiksje gjaku

Kompania farmaceutike AstraZeneca ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj kundër koronavirusit mund të shkaktojë në disa raste, ndonëse të rralla, efektin anësor të mpiksjes së gjakut.
Ky pohim vjen teksa po zhvillohet një çështje gjyqësore ku në lojë janë miliona paundë nga dhjetëra familje që pretendojnë se ata ose të dashurit e tyre janë gjymtuar ose kanë humbur jetën nga vaksina me probleme.
Kompania AstraZeneca me bazë në Cambridge pranoi në një dokument ligjor të dorëzuar në Gjykatën e Lartë se vaksina e saj në raste shumë të rralla mund të shkaktojë TTS.
TTS është shkurtimi i sëmundjes së trombozës me sindromën e trombocitopenisë, një gjendje mjekësore ku një person vuan mpiksjen e gjakut së bashku me një numër të ulët të trombociteve. Trombocitet zakonisht ndihmojnë gjakun të mpikset.
Pranimi i këtij fakti nga AstraZeneca mund të çojë në pagesa rast pas rasti. Edhe pse pranohet si një efekt anësor i mundshëm, kjo shënon herën e parë që kompania ka pranuar në gjykatë se vaksina e saj mund të shkaktojë probleme.
Burimi