“Asgjë nuk më ndal”!/ Salianji reagon nga burgu pasi Kuvendi i ndërpreu mandatin
Ervin Salianji ka reaguar pasi Kuvendi i ndërpreu mandatin e deputetit. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali shpalli vakancën në nisje të seancës dhe i kërkoi KQZ-së vijimin e procedurave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se mandati iu hoq me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai shkruan se edhe nga burgu do të jetë tmerri i mazhorancës, ndërsa shton se izolimi nuk do ta ndalë atë.
Reagimi
Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës! Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën. Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!
gijotina.com/
Burimi