Arrestimi i Beqajt/ Meta: Sa më shumë arrestohen ministra, aq më shumë shtohet korrupsioni

Arrestimi i Beqajt/ Meta: Sa më shumë arrestohen ministra, aq më shumë shtohet korrupsioni

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Për Metën një arrestim i tillë i Beqja nuk ia vlen të diskutohet pasi ai është bërë kokë turku.
Sipas Metës, sistemi i korruptiv me këto arrestime bëhet më i fuqishëm.
“Nuk do doja fare ti kushtoja vëmendje kësaj ngjarje banale. Në kuadër të drejtësisë me regji që telekomandon Rama. Konferenca e sotme nuk kishte lidhje me ngjarjen e sotme. Kishte lidhje me tryezë  e djeshme të ekspertëve të shëndetësisë. Të gjithë e dinë se çfarë mashtruesi është Rama për sa i përket premtimit për shëndetësi falas, por edhe për korrupsionin e tmerrshëm, këtu janë vjedhur edhe fondet e BE-së, siç u zbulua që u vodhën edhe fondet e bujqësisë. Të gjithë e kuptojnë se çfarë ndodh me taksat e qytetarëve shqiptarë që i vjedh Rama.
Sa i takon arrestimit, sa më shumë ish ministra apo ministra të Ramës arrestohen aq më në progresion gjeometrik shkon korrupsioni i Ramës. Dhe gjithë thelbi i sistemit mbetet i paprekur, bëhen disa koka turku, në kuadër të regjive të bëra më parë ndërkohë që jemi vendi i parë për korrupsion në Evropë dhe jemi vendi i dytë në botë sa i takon ryshfetit pas Gambias. Ky korrupsion i jashtëzakonshëm shëndetësor që ka një arkitekt, që ka një regjisor, një përfitues kryesor që quhet Edi Rama kërkon të shfryjë pakënaqësinë e qytetarëve duke arrestuar edhe infermierë apo mjek me maska në forma spektakolare, ku të gjithë e dinë që kë sistem kriminal, është rezultat i vjedhjes skizofrenike që ndodh në këtë sektor nga Edi Rama. BB ka kërkuar transparencë si janë kontrata e shëndetësisë”, tha ai.
Burimi