
Arrestimi i Admir Tutaj, mediat kolumbiane: Armët e tij përdoren nga grupet terroriste në Britani
👁4873
Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i një nga kokat kryesore të trafikimit të armëve në tregun botëror, 25-vjeçarit shqiptar Admir Tutaj në Kolumbi.
Mediat kolumbiane shkruajnë armët e trafikuara do të përdoreshin nga mafiozët shqiptarë, të lidhur me grupet terroriste që kryejnë krime në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ky person është kërkuar me njoftim të kuq nga Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar të Shqipërisë”, theksoi komandanti i Policisë së Barranquilla.
Tutaj është transferuar tashmë në aeroportin El Dorado, në Bogota, për t’u ekstraduar në Shqipëri
Burimi