Argita në krye të PD? Ja si përgjigjet Berisha

Argita në krye të PD? Ja si përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur në lidhje me aludimin se zëvendësuesi i tij në drejtimin e PD do të jetë e bija, Argita Malltezi (Berisha).
Në një intervistë për ALB UK, Berisha u shpreh se askush nuk mund të përdorë trashëgiminë familjare. Nëse fëmijët e tij do të kenë synim të marrin drejtimin e PD, ata sipas Berishës duhet që t’u nënshtrohen proceseve të votimit brenda partisë.
“Nuk mund të përdorin trashëgiminë familjare. Nëse kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë dhe ngjitjen në PD duhet t’u nënshtrohen proceset demokratike për votimin brenda PD si gjithë të tjerët”, tha Berisha.
Burimi