Argita Malltezi: Aktakuza e SPAK, medalje për Berishën, për 4 vite nuk gjetën asgjë

Argita Malltezi: Aktakuza e SPAK, medalje për Berishën, për 4 vite nuk gjetën asgjë

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në “Off the Record” në A2 CNN për herë të parë pasi bashkëshorti dhe babai i saj u morën të pandehur nga ana e SPAK në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Malltezi deklaroi se në dosjen 500 faqëshe të prokurorisë nuk ka asnjë provë që lidh Sali Berishën dhe bashkëshortin e saj më akte korrupsioni.
“Janë 4 vite hetime dhe prokuroria nuk ka gjetur asnjë fakt, apo shkelje, asnjë dëshmitar që vërteton përgjegjësi penale në lidhje me Sali Berishën apo Jamarbër Malltezin. Kjo aktakuzë që u ngrit pas një viti peshon nga numri i faqeve dhe jo nga argumentet. Nuk ka asnjë provë që të tregojë se Sali Berisha ka ushtruar presion për të bërë diçka. Kjo është një dosje që ngarkon Berishën me mitmarrje, edhe Malltezin për mitmarrje”, tha Malltezi.
Argita Malltezi e cilëson akuzën e SPAK ndaj babait të saj për kompleksin Partizani si një medalje për të.
Sipas vajzës së ish kryeministrit, në 4 vite hetime SPAK nuk gjeti asnjë provë që të vërtetonte pretendimet dhe po heton dhe fondacionin bamirës si pastrim parash.
“Akuza është një medalje për Sali Berishën, për 4 vite nuk gjetën asgjë, madje edhe bamirësinë e konsiderojnë si pastrim parash. Nuk po flitet për administrimin e fondeve të fondacionit, po flitet për korrupsionin e Sali Berishës. Ata këta kanë sjellë si përfitim të familjes dhe nuk thonë që ka shkelje ligjore. Kjo është një drejtësi e kapur që ka vepruar me urdhër të Edi Ramës, Escobar, Yuri Kim. Në Asamblenë e PS në 2022, Rama ka thënë hetoni Sali Berishën sepse jeni krijesë e PS”, u shpreh Malltezi.
 
Burimi