Anijet me 800 ton mbetje toksike, ‘KURUM’ i shiti kompanisë ‘Sokolaj’ 2.8 mln kg si ‘oksid hekuri’ për 41 mijë $! Në doganë kaluan pa skaner

Anijet me 800 ton mbetje toksike, ‘KURUM’ i shiti kompanisë ‘Sokolaj’ 2.8 mln kg si ‘oksid hekuri’ për 41 mijë $! Në doganë kaluan pa skaner

Anijet me 800 tonë mbetje të rrezikshme nga Kurum në drejtim të Tajlandës që kanë alarmuar autoritetet vendase dhe të huaja Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se janë deklaruar në Portin e Durrësit si Oksid Hekuri, eksporti i të cilave është i lejuar pasi nuk konsiderohen të rrezikshme. Mbetjet janë transportuar nga KURUM në Elbasan drejt Durrësit nga firma Sokolaj shpk.
Kurum mohoi që të kishte bërë transport lëndësh të rrezikshme, ia ka shitur kompanisë ‘Sokolaj’ 40.800 dollarë vetëm njërës prej ngarkesave, e cila është deklaruar sikur të jetë rreth 2.8 mln kg ‘oksid hekuri’
Pra, në faturën që KURUM i ka lëshuar kompanisë transportuese është deklaruar sikur të ishte oksid hekuri dhe jo pluhur i furrave të çelikut që është lëndë shumë e rrezikshme.
Në deklarimin që është bërë në doganë më 4 korrik thuhej se destinacioni final ishte Tajlanda ndërsa kompania që e ka marrë sasinë është GS MINERALS e regjistruar në Rijeka në Kroaci. E gjithë sasia nuk ka kaluar në kontrollin me skaner pasi është lëndë rifuxho dhe përjashtohet nga ky kontroll.
Përmes një njoftimi për median prokuroria e Durrësit konfirmoi sot se ka regjistruar procedimin penal nr.1596, datë 16 gusht 2024” për tre vepra penale “kontrabandë me mallra të ndaluara, ose të kufizuara”,  “Transportimi i mbetjeve”dhe “Shpërdorimi i detyrës” /Report TV/
Burimi