Analizë DW: A do të ndikojë Inteligjenca artificiale futbollin?

Analizë DW: A do të ndikojë Inteligjenca artificiale futbollin?

Gara mes ekipeve për të kryesuar në majat e piramidës së futbollit përcaktohet nga detaje të vogla teknike. Inteligjenca artificiale është kufiri i ardhshëm vendimtar për fituesit dhe humbësit.
A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një Inteligjencn Artificiale (IA) në të ardhmen?  Apo, ndoshta jo në këtë jetë? Puna e Julian Nagelsmann  është e sigurt për momentin.
Por IA padyshim po luan një rol më të madh në lojën e stërvitjes edhe në
Euro 2024. Daniel Memmert nga Universiteti i Sporteve në Këln, thekson, se “tani varet se kush do të konstruktojë IA më të mirë, kush i ka parametrat më të mirë, e natyrisht edhe se kush është në gjendje që me rezultatet e arritura në ndeshje ose në stërvitje do t’i shfrytëzojë ato si duhet.”
Këto sisteme tëAI do të bëhen asistenti i fundit i trajnerit.Zbërthimi i sistemeve taktike të kundërshtarit dhe përcaktimi i pikave të forta dhe të dobëta të lojtarëve.
Të dhënat janë tashmë aty. Me çdo pasim, krosim dhe gjuajtje të kapur në stadiume dhe në fushën e stërvitjes.
Por analistëve njerëzorë mund t’u duhen deri në tetë orë kohë për të zbërthyer  siç duhet të dhënat e vetëm një ndeshjeje. Ndërsa AI do ta përshpejtonte procesin, nënvizon Daniel Memmert: “Nëse kemi në dispozicion të dhënat mbi pozicionet dhe i vlerësojmë ato me softwarin tonë, na duhen 8 sekonda për të analizuar të njëjtin numër parametrash.”
Ekipet më të mira në të ardhmen mund të jenë vërtetë ato që punojnë krah për krah me IA./DW
 
Burimi