Analisti: SHBA kërkon ta rrezojë Ramën nga pushteti
Analisti Genc Burimi ka komentuar aktualitetin politik në vend.
Burimi është shprehur se Rama ka bërë skandale të pafundme dhe duke kaluar kufijt e Shqipërisë dhe në këtë mënyrë ai i ka dyert e mbyllura në SHBA.
“Dumani ka në duart e tij gjëra eksplozive sa i përket Ramës dhe Veliajt. Nuk mban më ujë pilafi. Amerikanët duhet ta kishin mbyllur me Ramën dhe ai e ka rënduar veten edhe me gjëra të tjera.
Bashkëpunimi me Putinin e bëri atë një akt destabiliteti, prishja me Mitsotakis i ka nxjerrë shumë punë pasi ai ka lidhjet më të forta me SHBA- në ballkan pasi flota e 6 amerikane është në Kretë.
Problemi është që ata po kërkojnë zëvendësuesin potencial të Ramës, akoma nuk janë bindur me emrin që do ta zëvendësojë”, tha Burimi për Syri tv.
Burimi