
Ambasada e SHBA/ VanHorn, takime “pajtuese” në Kuvend me Tabakun dhe Gjonajn
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me kryetaren dhe nënkryetaren e komisionit parlamentar për Integrimin Europian, Jorida Tabakun dhe Etilda Gjonaj.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se VanHorn përgëzoi ekipin për punën e fortë në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë përsëriti po ashtu rëndësinë dypartiake të komisionit dhe frymën e përfshirjes dhe pjesëmarrjes.
Ditën e djeshme E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi. Këto takime vijnë menjëherë pas djegies së karrigeve nga opozita dhe përçojnë mezazhe pajtuese dhe paqtuese mes kundërshtarëve politikë PS dhe PD.
gijotina.com/
Burimi