Ambasada e SHBA-së “pajton” mazhorancën me opozitën, takimi me Komisionin e Ligjeve

Ambasada e SHBA-së “pajton” mazhorancën me opozitën, takimi me Komisionin e Ligjeve

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.
Me anë të një njoftimi, Ambasada e SHBA në vendin tonë thotë se u theksua rëndësia e institucioneve të pavarura.
“E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.
Ato theksuan rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse”, shkruan ambasada e SHBA.

Takimi vjen në një kohë kur tensioni në parlament mes opozitës dhe mazhorancës kulmoi deri me djegien e karrigeve. Fotoja e Ambasadës së SHBA jep një mesazh pajtues dhe qetësues.
gijotina.com/
 
Burimi