Alma Bektashi: Tradhtinë e ish-bashkëshortit e kam marrë vesh nga portalet!

Alma Bektashi: Tradhtinë e ish-bashkëshortit e kam marrë vesh nga portalet!

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi ka qenë së fundmi e ftuar në “Sol” në Klan Kosova, ku ndër të tjera ka zbuluar se tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj e ka marrë vesh nga portalet.
“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh përmes portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë.
Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh pres mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa e kaluar në lëkurën time, nuk e kupton”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që këngëtarja dhe ish-bashkëshorti, Sokol Stafa, u ndanë në vitin 2021, pas 25 vitesh martesë, si pasojë e një lidhje jashtëmartesore e Stafës me një psikologe 20 vite më të re se ai.
 
Burimi