Alibeaj ia thotë në sy Gjiknurit: Ma kërkove primin, por s’ta dhashë! S’bëj pazar me votën…
Enkelejd Alibeaj ia tha në sy deputetit socialist Damian Gjiknuri se i ka kërkuar që të bënin një marrëveshje për primin, por ai thotë se s’ka pranuar të bëjë pazar me votën e shqiptarëve.
Kjo është asryeja përse ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk u bënë në Komisionin për Reformën Zgjedhore, por u zhvendos në grupin e dialogut me deputet e Berishës.
“Kërkove primin, por nuk ta dhashë! Ky është qartësisht një Pazar, produkt në errësirë, merr kuptim fakti përse nuk e bëtë reformën zgjedhore në komisionin e reformës zgjedhore, për primin, ja ku e more këtu e more primin, se nuk e more dot kur bashkëjetonim bashkë, e kërkove apo jo, por nuk e more dot primin, unë Pazar me votën e shqiptarëve nuk bëj! po i jepni mandatin e 4 Damian Gjiknurit e Ramës, ky është tërmet! Tërmet në tavolinë, me letra”, tha Alibeaj.
Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj ka vijuar me kritikat në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet drafti për reformën Zgjedhore i dakordësuar mes PS dhe PD. Sa i takon propozimit për 1/3 e listës së mbyllur, Alibeaj thotë se ky është sistemi i lëpirjes së menderes së kryetarit, ku një grup deputetësh do futen në listë dhe do zgjidhen deputetë me zero vota.
Pazari sipas Alibeajt është që PS të mbajë pushtetin dhe PD të mbetet në opozitë.
“Pazar, ju mbani qeverinë, pjesa tjetër mban opozitën. Çështja e herësit meqë është edhe më e prekshme, sipas llogarive, 30% e listës është e mbyllur që do të thotë nga 46-47 deputetë të parlamentit tjetër do jenë deputetë edhe sikur 0 vota të marrin. Tirana ka 36 mandate, 1/3 janë 12. Do të thotë nga i pari tek i 12, sikur 0 vota të marrin, këta janë deputetë. Nga i 13 e me radhë do ketë një garë. Po një parti që nuk merr dot 12? Miminalisht 46-47 janë prurje e kryetarit. Më falni cila është ajo parti e madhe që merr kaq? Vetëm PS. Çdo parti tjetër që ka qenë e madhe, por nuk është më e tillë, me pak gjasa e kap këtë listë. Është rikthim tek listat e bllokuara të 2008. Ishte mirë herësi 10 mijë vota, se ndonjë si Majko e kalonte. Sot s’ka më herës. Ndahet në dy shtresa, deputetët e privilegjuar, janë aty për një arsye se lëpijnë mendrën e kryetarit. Ka ca deputetë të tjerë që përpiqen, që do të lëpijnë menderen e qytetarit. Ky sistem që është sot është sistemi i lëpirjes së menderes të kryetarit, është mirë që kemi një sistem të lëpirjes së menderit të qytetarit. Lërë te hapur, kush e merr hallall. Do i dalë kundër kryetarit. Ky është demokratizim i partive politike”, tha Alibeaj.
gijotina.com/
Burimi