Alibeaj e Shehi formojnë grupim të ri parlamentar

Alibeaj e Shehi formojnë grupim të ri parlamentar

Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi bashkë me 3 deputetë të opozitës, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Seladin Jakupllari, prezantuan atë që e quajtën grupim të ri në Parlament, që siç thanë mendojnë ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.
Deputeti Dashamir Shehi sqaroi se nuk bëhet fjalë për një parti politike, as për një grupim politik por një grupim parlamentar që sot ka 5 deputetë, nesër mund ti bashkohen të tjerë që mendojnë si ata.
Shehi theksoi se me opozitën i bashkon lufta kundër regjimit të Ramës por i ndajnë 3 gjëra të rëndësishme.
“Ky është grupimi i parë parlamentar që mendon ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës. Do tentojmë të hyjmë me listë të hapur, a do jenë 2 a 5 parti këtë do e shohim rrugës, sot nuk po bëjmë parti. Me kolegët opozitar nga bashkon lufta ndaj kësaj qeverie, por na ndan përqasja që kemi ndaj demokracisë, ata i mbyllën listat, ne duam listat e hapura, na ndan përqasja ndaj sistemit të ri të drejtësisë që nuk është perfekt por është një lloj shprese për sot dhe raporti që kemi për ndërkombëtarët”, tha Shehi.
Açka u shperh: “Nuk është grupim politik. Është një grupim deputetësh opozitarë që duan të rrisin sensibilizimin me atë që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë”.
Ndërsa Alibeaj tha: “Ne që jemi këtu, na ka bashkuar diçka. Një qëndrim i qartë në mbështetje të demokracisë. Së dyti, ne që jemi këtu mendojmë se opozita është distancuar vite dritë larg nga nevojat e publikut. Politika ka dështuar, ndaj është e udhës që sot t’i dorëzohet publikut e drejta për të vendosur. Si do të prezantohemi? Mund të prezantohemi si bashkim partish, duke i bërë thirrje edhe partive të tjera joparlamentare. Ata që na bashkohen duhet ta dinë se jemi për listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme”.
Burimi