![Akuzoi të riun shqiptar se e përdhunoi, e mitura greke pranon para gjykatës se gënjeu](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/akuzoi-te-riun-shqiptar-se-e-perdhunoi-e-mitura-greke-pranon-para-gjykates-se-genjeu_66ad28e1216e0.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Akuzoi të riun shqiptar se e përdhunoi, e mitura greke pranon para gjykatës se gënjeu
👁5015
Një 15 vjeçare në Greqi ka denoncuar ditën e sotme në polici se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga ish-partneri i saj shqiptar.
Burime për mediat bëjnë me dije se 15-vjeçarja greke, e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga 19 vjeçari shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj.
19 vjeçari shqiptar A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15 vjeçares se ajo kishte gënjyer.
E mitura 15 vjeçare ka treguar para gjykatës por edhe psikologes se ka gënjyer për shkak se i vinte turp nga prindërit për të treguar se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një bashkëmoshatar të saj.
Burimi