Akuzohet se ndërhyri në disa dosje mes tyre edhe ajo e ‘Toyota Yaris’, GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

Akuzohet se ndërhyri në disa dosje mes tyre edhe ajo e ‘Toyota Yaris’, GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

Gjykata e Posaçme ca caktuar masën arrest me burg për avokatin Radovan Çela, pjesë e grupit të akuzuar për ndërhyrje në disa dosje mes tyre edhe ajo e ‘Toyota Yaris’. Avokati Çela u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës më 5 mars dhe sot doli para GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë.
Mësohet se Çela ka mohuar akuzën në GJKKO, duke thënë se nuk ka pasur llogari në SkyECC. Avokati i tij, Isuf Shehu u shpreh se kanë kërkuar një masë më të butë sigurie pasi nuk ekziston rreziku i ikjes apo i prishjes se provave. Por, GJKKO la në fuqi arrestin me burg.
Ndaj tij rëndojnë dy akuza “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Për këtë dosje ndodhet i arrestuar ish kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, teksa Astrit Vladi dhe Erjona Daupaj janë në kërkim. Urdhër arrestet nga SPAK u lëshuan pas zbërthimit të bisedave nga aplikacioni Sky Ecc.
Sipas SPAK, të dyshuarit kanë marrë dhe i kanë dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penale, 4 nga të cilat të lidhura me dosjen “Toyota Yaris”, që kur kjo dosje ka qenë te ish Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente