Aktori i humorit rrëfen jetën e tij/ Nga pirja e alkoolit, te marrëdheniet me femrat: E nxorra nga shtëpia me mbathje…

Aktori i humorit rrëfen jetën e tij/ Nga pirja e alkoolit, te marrëdheniet me femrat: E nxorra nga shtëpia me mbathje…

Aktori i humorit Albano Bogdo thotë se për shkak të famës dhe parave filloi të pinte alkool për disa vite, deri në 2016 kur ai u shkëput totalisht nga pijet alkoolike. “Tani pi ndonjë birrë dhe bëhem si karagjoz”- thotë Bogdo.
Ai rrëfen se rroga e tij ka qenë shumë e madhe sapo mbaroi fakultetin, ndërsa fama sapo doli në televizion mori përmasa të mëdha. Për shkak të kësaj, ai ka nisur alkoolin dhe tregon se sapo mbaronte spektaklin e humorit 2XL shkonte direkt në lokal dhe pinte.
“Ka shumë gjera për mua që njerëzit nuk e dinë, se unë refuzoj të flas. Fillova alkoolin nga fama, sepse nuk dija si ta menaxhoja famën. Sa mbarova shkollën e lartë fillova punë dhe nuk kam pasur rrogë që kur kam punuar aktor, mos të mbaronte me milionë në fund. Kur fillon merr miliona nuk di si të menaxhosh famën, nuk di si të menaxhosh lekët, jetën etj. Unë sa mbaroja 2XL dhe shkoja menjëherë te një lokal dhe i thosha me jep alkool se nuk di çfarë të bëj. Ishte shumë e çuditshme kur të flisnin femrat vetë. Pse? Sepse kishe filluar të dilje në televizor. Për këto gjera të shkatërron fama. Unë njësoj kam qenë, nuk jam as i bukur dhe as i shëmtuar. Nëse i flisje një goce, i thoshe a mund të të qeras diçka? Thoshte absolutisht jo. Po kur ti del në televizor vijnë të thonë: O yll i bukur, ti do vish me ne etj. Kjo të bën të vuash shumë”, rrëfeu aktori.
Teksa tregoi për raportet me vajzat, aktori tha se kërkon që të gjejë një vajzë serioze, siç tha ai që t’i ngjajë nënës së tij, pasi vetëm asaj i beson.
Për momentin jam beqar, jam i hapur për dashuri, për një vajzë të bukur. Po vdes të bëhem baba, por skam me kë ta bëj. Kam qenë 400 herë i lidhur, 40 herë i dashuruar”, u shpreh Albani në emisionin “S’e luan topi”.
I pyetur nëse ke nxjerrë ndonjë vajzë nga shtëpia, Albano u përgjigj: “Kam nxjerrë disa vajza, për një kam thënë se ishte e famshme. Nuk e kam pasur as të dashur. Ishim duke bërë seks dhe pasi mbaruam më tha diçka si e mençur. I thashë lerë si muhabet. Jo këmbënguli, bënte kështu si feministë. E nxora jashtë nga shtëpia, ishte vetëm me mbathje dhe sytjena. Rrobat ja hodha nga dritarja. I thashë vishu aty poshtë. Po flisnim konkretisht për nudizmin dhe më thoshte që po të shkojnë në një plazh nudist ti do jesh më në siklet sepse unë jam krenar për trupin. Donte të më fuste në palestër, ndërkohë që unë pija 4 shishe uiski në ditë”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente