Aksioni i SPAK, 21 masa sigurie/ Fletë-arresti për një zyrtar të lartë të Policisë dhe një gjyqtar
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton goditjen e një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të SPAK, në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë:
Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish-gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi – 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.
“Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme”, njofton SPAK.
Burimi