
Aksion masiv kundër lojërave të fatit në Korçë, disa të shoqëruar
👁6456
Forca të shumta policore po zhvillojnë kontrolle blitz në lokalet e qytetit të Korçës. Qëllimi i këtyre kontrolleve ka të bëjë me goditjen e aktiviteteve të paligjshme si lojërat e fatit dhe bastet shpotive.
Burime të siguruara nga blutë e Korçës thanë se kontrollet janë përqendruar më së shumti në disa lokale në qendër të Korçës por edhe në ato periferike të saj.
Për momentin mësohet se janë shoqëruar 8 persona të cilëve u janë sekuestruar edhe telefonat celularë që dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.
Aksioni policor është në vijim.
Burimi