
Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, makina del nga rruga dhe përmbyset
👁676
Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec, makina përmbyset pranë fshatit Zvirinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë. Një automjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka shpëtuar me disa të gërvishtje, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit, duke verifikuar nëse drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, kushteve të rrugës, apo ndonjë ndikimi të mundshëm nga alkooli.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
gijotina.com/
Burimi