Aksident në Librazhd, katër anëtarë të një familjeje përfundojnë në spital
Një automjet me targa të të Maqedonisë së Veriut është përfshirë në një aksident automobilistik në afërsi të qytetit të Librazhdit.
Aksidenti sipas burimeve jo zyrtare ndodhi rreth orës 12.40 në vendin e quajtur Murrash në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan.
Automjeti me targa të Shkupit u përplas në rrethana ende të paqarta me një automjet tjetër. Për pasojë automjetet u shkatërruan pjesërisht.
Ndërkaq drejtuesi i automjetit me targa të Shkupit si edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar me plagë të lehta. Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në repartin e kururgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka dokumentuar ngjarjen për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentit si edhe ka disiplinuar qarkullimin e dendur në këtë aks rrugor i cili u bllokua përkohësisht pas aksidentit .
Burimi