
Aksident në Korçë, autobusi përplas një kalimtare
👁6132
Një këmbësore është përplasur nga një autobus këtë pasdite në Korçë. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30 në lagjen nr. 17. Sipas policisë, mjeti me drejtues 50-vjeçarin me iniciale A.J. aksidentoi 53-vjeçaren me iniciale A.Sh. Kjo e fundit ka marrë lëndime në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
gijotina.com/
Burimi