
Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas këmbësorin 16-vjeç
👁1511
Një aksident ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 14:00 në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.
Automjeti me drejtues P.G., ka përplasur një këmbësor rreth moshës 16-vjeç i cili u transportua në spitalin rajonal të Lezhës, ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia.
Nga ana tjetër, drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Burimi