Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Shoferi humb kontrollin e makinës, dy të plagosur

Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Shoferi humb kontrollin e makinës, dy të plagosur

Dy persona mbetën të plagosur pas një aksidenti mesditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele, në rrugën Korçë- Bilisht, ku shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe makina ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët u dërguan për mjekim në spital.
Njoftimi
Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi