Ahmetaj: Prokurori i SPAK i ktheu telefonin biznesmenit të BUKA sh.a se pa tmerre
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar hetimet e SPAK për dosjen “Buka”.
Gjatë intervistës në Syri tv, Ahmetaj ka deklaruar se Prokurori i SPAK i ktheu telefonin biznesmenit të BUKA sh.a se pa tmerre. Sipas tij gjithçka është me urdhër politik nga Edi Rama për të shtuar veprat penale ndaj Ahmetajt.
“Jeta ime është e vështirëm shumë e vështirë. Ndaj them, armiqve të mi më mirë i uroj një dhimbje dhëmballe sesa të jenë në situatën time. Miqtë e mi kanë dhënë dëshmi të rreme në SPAK. Nuk dua të shoh keq as Endrit Habilaj dhe as Adriatik Doçin.
Pse gjithë kjo armiqësi e Top Channel ndaj jush? Nuk ka armiqësi as Vjollca me mua dhe as vajza e saj. Unë kam të regjistruar personin që thotë se editorialet I bën Belinda Balluku, Erjoni nuk figuron më, duketshumë rrallë.
Çfarë ka ndodhur me Bashinë e Tiranë sme aferat e tjera? Çfarë ka ndodhur me AKKSH, me Beketin, me tunelin, me Eco Parkun? Unë pres luftë të re.
Prokurori i SPAK i ktheu telefonin biznesmenit të BUKA sh.a se pa tmerre. Si ka mundësi që prokuroroi thotë që nuk ka asnjë përgjegjësi. Si ka mundësi që prokurori i cështjes Buka SHA nuk mori kontabilist dhe të bënte verifikime. E gjithë është bërë e qëllimshme dhe e orientuar. E gjitha është bërë vetëm për të më ngarkuar mua. Më fusin mua pastrim parash me qëllim që të më ngarkojnë në hetime”, tha Ahmetaj.
Burimi