Ahmetaj për kërcënimin: Është një djalë nga Shkodra që ka lidhje me SPAK-un

Ahmetaj për kërcënimin: Është një djalë nga Shkodra që ka lidhje me SPAK-un

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për kërcënimet që merr vazhdimisht nga një numër i huaj i cili i kërkon që mos flasë.
Në mbyllje të intervistës në Syri tv, Ahmetaj pohon se pas atij zëri kërcënues verior fshihet një djalë nga Shkodra që punon për SPAK-un.
“Unë viktimë jam, por nuk po sillem si viktimë. Unë nuk dua asnjë lloj ndihme nga Kim Jong Un. Nuk do lë asnjë instrument pa përdorur deri sa t’i kthej hisen. Lë të ta fiksojnë mirë ata që kanë kalpërcyer derën e shtëpisë sime”, tha fillimisht Ahmetaj.
Pyetje: Çfarë prisni pas kësaj interviste?
Ahmetaj: Pas intervistës në shkurt të thashë i pres të gjithë. Këta e trajtuan familjen time si familje çifute në Poloni në vitet 1939-40, pas okupimit nazist. Këta akuzuan ish-gruan dhe gruan, për pastrim parash. Çfarë më thanë mua këta. O të çojmë në të s’ëmës të lëmë fëmijët jetimë, ti marrim e ti fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas, po flas se unë e kam ndarë mendjen. O djalë, ka një njeri që flet në dialekt verior në Itali me një numër italian, me një emër romun. Do ta zbulojmë lidhjen. Është nga Shkodra që ka lidhje me SPAK-un. Do ta zbulojmë lidhjen dhe do ta themi me detaje, me emër dhe mbiemër, herën e tretë. Boll u sollët si polici politike. Boll nuk ja kam borxh njeriu. Borxh ja kam vetëm drejtësisë të më trajtojë me prezumim pafajësie, me dinjitet si një ish-punonjës i shtetit dhe me letra jo se i dashka qejfi Kim Jongut, batutaxhiut të lagjes, me dardha, molla, pjeshka. Prodhuesi i dardhave, mollëve dhe pjeshkave. Prodhuesi dhe ngrënësi. Çfarë pres? Pres sulm, sajesa deri tek jeta. E kam ndarë mendjen. Ka njerëz që kanë pyetur miqtë e mi, çfarë bën, shiko se, në formë kërcënimi. Nuk funksionon. Nuk funksionon. Do ti shkoj deri në fund. Ed Rama të vazhdojë të tallë atë që quhet ashtu, me batuta. Të thotë që ankohen sikur ja ka fajin PS, mos e barazo veten me PS, as me flamurin dhe atdheun. Vazhdo e më quaj pa atdhe, vazhdo e më quaj derr, vazhdo e kërko të shkoj në të s’ëmës. Vazhdo e organizo atë që ke tentuar të organizosh në Shqipëri, vazhdo e thuaji Top Channel të më godasë, vazhdo e kërkoi Karlo Bolinos të më godasë. Vazhdo e kërkoi Altin Dumanit të sajojë ndonjë gjë tjetër. Të tëra i pres.
Burimi