Ahmetaj: Linjën redaksionale të “Top Channel” e ka në dorë Belinda Balluku

Ahmetaj: Linjën redaksionale të “Top Channel” e ka në dorë Belinda Balluku

Ish-krahu i djathtë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj ngre pikëpyetje se pse SPAK nuk merr nën hetim Belinda Ballukun.
Në një intervistë televizive, duke ju drejtuar SPAK-ut, Ahmetaj shprehet se paratë nuk po gjenden dhe pyet se nëse Belinda Balluku, e cila kishte për detyrë ta monitorojë inceneratorin që nga 2019-a, ka dhënë ndonjë raport.
Më tej ai shprehet se nga burime të sigurta të tij, Belinda Balluku është drejtoresha editoriale e Top Channel.
“A ka raport Belinda Balluku per monitorimin e inceneratorit qe nga 2019? Pse Dumani nuk e shikon kete? SPAK nuk e sheh pa e thene Rama.  Drejtoreshe editoriale e Top Channel eshte Balluku, e kam nga burime te brendshme.”– deklaron Ahmetaj.
Gjatë intervistës në Syri tv, Ahmetaj tha se Top Channel si një përfitues i madh i parave të aferës së inceneratorëve, tashmë është kthyer në “instrument” shërbyes për Edi Ramën.
“Arsyeja është se është kapur drejtësia. Nuk flet media, media komandohet, bjerini Ben Ahmetajt. Ma kanë pranuar vetë. TCH një televizion i dashur, i një burri mik i shtrenjtë i imi, ndjesë pastë, arrin e më godet mua me urdhër të kryeministrit për arsye, që do i themi tek e treta me data, me emra dhe persona. Shet dinjitetin TCH për çfarë.
Top Channel aspirimi i lirisë së medias në shqipëri, të kthehet në një instrument të Ramës. Cfarë fike kanë? Frikën e financave? Frikën e pastrimit të prave? Frikën e pronësisë? Skanë cfarë frike të kenë është djersa e babait të tyre të ndierë. Po flasim si Top Channel, ka qenë influenca e parave të inceneratorëve që tani ka dalë me fakte dhe orjentimi politik. Pse nuk hetohet ku janë paratë, ku janë 80 milionë eurot?”, tha Ahmetaj.
Burimi