A i trembet Lulzim Basha hetimeve për 21 Janarin? Ja si përgjigjet ish-ministri i Brendshëm

A i trembet Lulzim Basha hetimeve për 21 Janarin? Ja si përgjigjet ish-ministri i Brendshëm

Deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas nisjes së hetimeve të SPAK për “21 Janarin”, ku një prej të akuzuarve është edhe ai vetë.
Në një konferencë me gazetarët, Basha tha se mbetet në dispozicion të drejtësisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa e mohoi se ka qenë ai që i ka dhënë urdhër Gardës apo të ketë fshirë servarat. I pyetur për rolin e ish-kryeministrit Sali berisha, Basha nuk preferoi të fliste.
“Lëreni SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet”, u shpreh ai.
Ndërsa pyetjes nëse i dha urdhër gardës të hapë zjarr ndaj protestuesve, ai u përgjigj shkurtimisht “Jo”.
Pjesë nga deklarata:
Basha: Të hetojë gjithçka, plotësisht në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Ky ka qenë mesazhi im në 13 vite dhe ky është mesazhi im, mbetet në dispozicion në çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë për 21 Janarin.
A ka urdhër ministri i brendshëm gardën që të qëllojë mbi protestuesit dhe a keni lidhje me fshehjen e serverëve?
Basha: Jo dhe jo
Cili është roli i ish-kryeministrit?
Basha: Lëreni SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet!
Burimi