
A e largon kafeja dhimbjen e kokës? Mësoni si qëndron e vërteta
Shumë prej nesh e shohin kafenë si shpëtim nga rutina, mërzia, por edhe nga dhimbja e kokës. Për shumë persona nëse s’ pijnë një kafe në mëngjes është e vërtetuar që do të kenë dhimbje koke, por si qëndron e vërteta.
A e largon kafeja dhimbjen e kokës?
Aftësitë e kafesë për eliminimin e dhimbjes së kokës burojnë nga kafeina. Por përpara zbulimit të rolit të kafeinës kundër dhimbjeve të kokës duhet kuptuar si ndodh dhimbja e kokës.
Dhimbjet shfaqen kur trupi çliron një substancë të njohur si adenozinë e cila shkakton inflamacion në enët e gjakut. Kafeina ndikon menjëherë duke penguar prodhimin e kësaj substance e ngushtuar enët e gjakut.
Një teori tjetër për rolin e kafeinës kundër dhimbjeve të kokës është se ajo përshpejton ritmin e përthithjes së medikamenteve kundër dhimbjeve në trup. Kjo është arsyeja përse shumë medikamente kundër dhimbjeve dhe inflamacioni kanë një përmbajtje kafeine
Burimi