83% i saktë, ja si mund të zbulohet kanceri i zorrës së trashë
Sipas një studimi të botuar në New England Journal of Medicine, një test gjaku i krijuar për të zbuluar kancerin e zorrës së trashë te njerëzit në rrezik mesatar, të cilët nuk kanë simptoma, arriti të zbulonte kancerin në 83 për qind të tyre.
Gjetjet u kryen nga ECLIPSE, një provë klinike në shumë vende që përfshin gati 8,000 njerëz të moshës 45-84 vjeç. Studiuesit krahasuan testin e gjakut, i cili zbuloi simptomat e kancerit të zorrës së trashë në gjak nga ADN- ja, me një kolonoskopi.
Konkretisht, nga 7,861 personat e përfshirë në studim, 83.1% e tyre kishin një test gjaku pozitiv dhe në 16.9% testi i tyre rezultoi negativ.
Testi ishte më i ndjeshëm për kancerin e zorrës së trashë, duke përfshirë kancerin në fazën e hershme, por më pak i ndjeshëm për lezionet prekanceroze të avancuara, të cilat mund të kthehen në kancer me kalimin e kohës.
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri i zorrës së trashë është shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri tek të rriturit në SHBA dhe pritet të shkaktojë 53,010 vdekje në vitin 2024.
Ndërsa normat e vdekjeve në mesin e të moshuarve kanë rënë, normat në mesin e personave nën 55 vjeç janë rritur, me rreth 1% në vit që nga mesi i viteve 2000. Mjekët rekomandojnë që personat me rrezik mesatar për kancer të zorrës së trashë të fillojnë ekzaminimin e rregullt në moshën 45-vjeçare.
Megjithatë, vlerësohet se vetëm 50% deri në 60% e njerëzve që kanë nevojë për ekzaminim kanë filluar tashmë ta bëjnë diçka të tillë.
“Zhvillimi i një testi të tillë ndihmon njerëzit gjatë vizitave rutinë,” vëren William Grady, një gastroenterolog.
Burimi