6 mitet e rreme në lidhje me kremin kundër diellit

6 mitet e rreme në lidhje me kremin kundër diellit

Në këtë botë ekzistojnë mite për gjithçka, edhe për përdorimin e kremit të diellit.
Këto 6 mitet janë ato që dëgjojmë më shpesh dhe kuptoje njëherë e mirë që nuk sjellin asgjë më shumë se dëm në lëkurën tënde.
 
Sa më e lartë SPF, aq më e lartë mbrojtja
Në realitet, nuk përbën një ndryshim kaq të madh. Praktikisht, nëse përdor krem me SPF 30, do të mbrosh 97% lëkurën nga ekspozimi i diellit. Nëse vendos kremin me 50% do të mbrosh vetëm 1-2% më shumë. Kremi i diellit nuk të mbron 100% nga rrezet UV, gjithsesi edhe 97-99% nuk është pak.
 
Nëse është kohë e vrenjtur/me shi, nuk kam pse vendos SPF
Në fakt, mendoje kështu: Nëse ende mund të shoh dhe ka dritë, duhet të vendos SPF. Rrezet UV nuk e kanë aspak problem të depërtojnë përmes reve.
 
Nëse vendos SPF, trupi nuk furnizohet me vitaminë D
Shumica e njerëzve e mendojnë këtë, por në fakt, nuk ka asnjë provë që tregon se përdorimi i përditshëm i kremit të diellit çon në uljen e vitaminës D në trup.
 
Më mjafton SPF në makeup
Jo, nuk është aspak e njëjta gjë. Makeup-i, edhe kur përmban SPF nuk të mbron kurrë aq mirë sa kremi i diellit.
 
Tonet e errëta të lëkurës nuk kanë nevojë për SPF
Dielli ta dëmton njësoj lëkurën dhe nuk bën aspak një përzgjedhje të tillë, ndaj të gjithë duhet të vendosin kremin e diellit.
 
Mjafton ta vendos një herë në ditë
SPF duhet vendosur çdo 2-3 orë në mënyrë që të të mbrojë nga rrezet UV. Mos harro, riaplikimi është çelësi i mbrojtjes./SHQIP
Burimi